Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Kroaci të hënën mbrëma.
Dy sportistë të rinj kanë ndërruar jetë pas një aksidenti me veturë ku ishin katër persona, derisa dy kanë ndërruar jetë, e dy të tjetë janë në gjendje kritike, përcjell Korneri.net
Ndëruan jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, 16-vjeçari Josip Brkljaçiç, futbollist i talentuar që luante për NHK Primoran. Personi i dytë i vdekur është 19-vjeçari Josip Bepo Kadija, hendbollist shumë premtues, i cili ka luajtur për disa klube, derisa në vitet e fundit luajti për PPD Zagrebin. Ky lajm ka tronditur të sportin kroat.

Gjithnjë e më shumë detaje zbulohen për këtë aksident të rëndë që ndodhi në qytetin Zadar.
Sipas të dhënave të njohura, aksidenti ka ndodhur në orën 11.15 pasdite në një port të qytetit në Zadar, në bregdetin Liburnian, kur një 20-vjeçar që drejtonte veturën Audi me shpejtësi të madhe, goditi pjesën e përparme të automjetit në shtyllën e ndriçimit. Vetura më pas vazhdoi të lëvizte në mënyrë të pakontrollueshme, duke goditur një shtrat metalik që mbron shtegun e njerëzve dhe detit, pas së cilës vetura ran ë ujë në një thellësi prej tetë metrash.

Policia, ndihma e parë dhe zhytësit erdhën shumë shpejtë në vendin e ngjarjes, por nuk ia dolën t’i shpëtojnë dy prej tyre. /Korneri.net