Meciul de fotbal Lazio Roma - FC Vaslui, scor 2-2, grupa D, etapa 1, Liga Europa (Europa League), desfasurat pe stadionul Olimpico (Stadio Olimpico) din Roma, Italia. 15.09.2011

Sulmuesi Wesley Lopes ka vdekur papritmas në stërvitje nga sulmi në zemër.

35-vjeçari së fundmi nënshkroi me klubin brazilian Barbarense.

Sipas njoftimeve, ai kolapsoi në qendrën stërvitore të ekipit kurse doktorët reaguan me urgjencë, por fatkeqësisht nuk patën sukses për ta shpëtuar atë.

Ai kaloi tri vjet në klubin rumun Vaskui, ku ishte jashtëzakonisht i suksesshëm. Ai mbetet golashënuesi më i mirë i huaj në futbollin rumun me 62 gola, ndërsa shënoi një total prej 78 golash për Vasluin në të gjitha garat.

Braziliani Lopes po ashtu luajti në skuadra të tjera anembanë botës përfshirë ekipin spanjoll Alaves, Panafiel e Vitoria Guimaraes, Leixoes e Pacor Ferreira në Portugali, si dhe Al Hilal në Arabinë Saudite.

Artikulli paraprakRummenigge “mbron” bërrylat e Ribery
Artikulli tjetërItalia e fton Ederin, Pelle e Belotti në pikëpyetje, injorohet Berardi