ZORAN BALJAK (21) dhe DAMJAN MARJANOVIĆ (20),  të dy futbollistë të skuadrës sllovene Maribor, kanë humbur jetën, derisa mjakët po luftojnë për jetën e Ljubomir Moravc (20).

Ata humbën jetën pasi janë kthyer nga stërvitja me automobilin e tyre i cili me një shpejtësi të madhe qëlloi në semafor. Goditja ishte aq e fortë saqë makina u nda në dy pjesë.

 

Marjanovic ishte ngasësi i automobilit, derisa Baljak ishte në pjesën e pasme së bashku me Moravac që ende është në rrezik për jetë, kurse për çudi  Žiga Lipušček (19) i cili ishte në pjesën e përparme të automobilit është pak i lënduar.

Në vendin e ngjarjes shumë shpejt erdhën edhe pjesa tjetër e skuadrës së bashku me zyrtarët e klubit, duke mbetur të shokuar me pamjen që panë e sidomos për lajmin që morën për vdekjen e bashkëlojtarëve, shokëve të tyre.

Maribori pati një javë të madhe përpara, ndeshjen kundër Aberdeen në Europa League (kulifikimet), dhe më pas derbin e madh kundër Olimpia, por rasti i fundit ka lënë nën hije gjithë futbollin dhe sportin e Sllovenisë.

Artikulli paraprakMilan pas sllovenit të “Viola-s”
Artikulli tjetërMediat britanike: Pogba të mërkuren zyrtarizohet te United