Një futbollist i talentuar nga Gana, i cili konsiderohet si talent në Itali, ka pranuar se ka vrarë nënën dhe motrën e tij më të vogël në Parma.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe autori i vrasjes është kapur sot nga policia italiane.
Solomon Nyantakyi, i cili luajti për ekipin e të rinjve të Parmës pranoi se kishte vrarë nënën e tij, Patience Nfum 43 vjeçe dhe motrën e vogël, Magdalene Nfum, 11 vjeçe.
Pranimi i krimit nga ana e 21-vjeçari erdhi pasi policia e arrestoi ndërsa përpiqej të largohej në Milano, sot në mëngjes.
Nyantakyi dikur konsiderohej si një nga talentet më të mëdha në futbollin italian. Ai u përzgjodh nga trajneri Roberto Donadoni në sezonin 2014-2015 për të luajtur me Parmën në Serinë A, por klubi falimentoi dhe ai u huazua te Imolese Calcio, një ekip që luan në ligën e 4-t të Italisë.