Te Manchester City janë tepër të inatosur me tradhtinë që Dani Alves-i u bëri.
Ai kishte pranuar akordin me “qytetarët” për të firmosur për 2 vite, por ndërsa pritej në avionin privat për të udhëtuar drejt SHBA-së e për t’u bashkuar me ekipin, shkoi te klubi parisien për të kryer vizitat mjekësore.
Sipas “Daily Mail”, braziliani ndërroi mendje, pasi francezët i ofruan 230 mijë sterlina në javë.
Kjo do të thotë 12 mln sterlina në vit.
Për lojtarin 34 vjeçar transferimi te City shikohej si punë e mbaruar.
Por duket se në fund ai u josh nga oferta e PSG-së.
I pyetur në lidhje me këtë “tradhti”, mbrojtësi tha se ishte i përgatitur për çdo kritikë.
Duhet thënë se marrëdhënia dhe respekti i tij për Pep Guardiola-n kanë qenë të mëdha.
Por pas këtij gjesti, tekniku spanjoll u inatos së tepërmi.