Afrim Tovërlani e humbi ndeshjen e dytë rresht përballë Prishtinës, pas asaj në Superkupë, dhe tash skuadra e tij Feronikeli mbete mbrapa kaltër e bardhëve 7 pikë pas javës së gjashtë. Normal që kampionati është i gjatë dhe ka shumë lojë deri në fund, por edhe sot ishim të pafat.
Toki u ankua pak edhe me mënyrën sesi luajtën kundërshtarët e tij për të cilët tha se nuk mund të kenë gjithmonë fat në çdo ndeshje.
“Kishim jo pak , por disa raste të 100% sepse tri apo katër herë ka kaluar topi rreth vijës së portës dhe vetëm të preket dhe futet në portë. Ndoshta ai goli i hershëm pak na destabilizojë mandej edhe provokimet me përvojë të futbollistëve të Prishtinës ndoshta i tensionuan futbollistët tanë, por pasi shkuan në zhveshtore u qetësuam dhe vazhduam të luajmë futboll.
Kemi qenë të hendikepuar duhet pranuar dhe Prishtina këtë e shfrytëzojë pasi pa dy sulmuesit kryesor nuk e kishim atë përfundimin e saktë të akcioneve pas Kurtishajn dhe Hotin, ndërsa mendoj se Prishtina me shumë fat, me shumë zhagitje na mori trija pikët këtu. Nuk po e kuptoj se një klub i madh si Prishtina luajti kështu.
Nuk e di deri kur do ta përcjell fati Prishtinën sepse në shumë ndeshje shpëtoi në minutat e fundit, kurse mendoj se ka ende kohë deri në fund të kampionatit ndërsa neve na mbetet të përmirsohemi” tha për fund Tovërlani.