Ishte i drejtë në intervistën e dhënë menjëherë ps ndeshjes Afrim Tovërlani.
Skuadra e tij Feronikeli u eliminua nga Ballkani në kuadër të Digitalb Kupës në gjysmëfinale, pa barazimit 1-1, por ndeshja e parë pa gola, sipas të parit të klubit ka ndikuar shumë në epilogun final të ndeshje, por njëkohësisht edhe e pranoi se Ballkani ka potencial më të madh se skuadra e tij, shkruan Korneri.net
“Ne sot kishim disa mungesa të theksuara pasi na munguan Bojku dhe Thaqi shkaku i kartonëve, pastaj Islami tashmë i lënduar duke mos e harruar edhe portierin Troshupa, dhe ky ka qenë gjithë kapaciteti që kemi pasur për këtë duel. Gjithë arsenlin tjetër që e kemi pasur e kemi shfrytëzuar, përndryshe me potencialin që e ka sot Ballkani ne nuk mund të krahasohemi si Feronikel, megjithatë e dhamë maksimumin, tentuam të vijmë edhe deri te goli i dytë, ndoshta Dabiqaj ka mundur pak më mirë në fund të ndeshjes të reagonte me kokë, mirëpo mendoj që ndeshja është thyer në të parën ku nuk i kemi shfrytëzuar ato rastet dhe këtu ishte më vështirë”, deklaroi pas ndeshjes për Supersport Kosova, Afrim Tovërlani.
“Në çdo ndeshje do të hyjmë duke i marr një nga një, do të luftojmë deri në fund dhe kutphet duhet të rpesim të dështojnë ndonjë skuadër pretedente ose jo për pozitë të lartë. Dihet që sa i përket titullit jemi mjaftë larg, por ne do të kryejmë ndeshjet me ndreë”, përfundoi Tovërlani. /Korneri.net