Është shumë e arsyeshme të besohet dhe luftohet deri në fund.
Feronikeli pas fitors ndaj Llapi 2-1, është vetëm shtatë pikë mbrapa Prishtinës, dhe pa dyshim se nuk e ka ndërmend as trajneri i skuadrës nga Drenasi, Afrim Tovërlani që të ndalet këtu, por të luaj me seriozitet maksimal deri në fund për ta mbyll edicionin në pozitën sa më të lartë të mundshme, pasi këtë ia garantone dhe matematika, shkruan Korneri.net
Ja se çfarë deklaroi pas ndeshjes Toki.
“Derisa matematika të na lejon, është fer dhe korrekte të luftojmë në fushë.Mendoj se më herët është dashur të përfundojmë ndeshjen, pasi rastet e Harmon dhe në fund i Nicolas, mendoj që në bazë të rasteve që kishim, do të duhej ta mbyllnim duelin shumë më të qetë. Në pjesën parë nuk ishim ata që duhet të ishim, por në të dytën insituam më tepër, luftuam deri në fund dhe mendoj se me meritë kemi shënuar fitore”, tha Tovërlani pas ndeshjes për Supersport Kosova, duke premtuar lojëra të mira deri në fund të edicionit dhe një garë të fortë. /Korneri.net