Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli, po bëhet gati për ndeshje ndaj Ballkanit.

Skuadra e Afrim Tovërlanit është përgatitur maksimalisht për duelin e parë në Therandë, dhe synimi i të gjithëve është shumë i qartë, të eliminojë kundërshtarin dhe të sigurojë finalen e madhe, shkruan Korneri.net

Tovërlani e ka kokën e qetë për ndeshjen e të mërkurës pasdite pasi ka në dispozicion të gjithë futbollistët pa asnjë mungesë të vetme. Ju kutjojmë se Feronikeli e ka dritaren e vetme për Evropë  pikërisht të depërtojë nga Digitalb Kupa, andaj për Ballkanin mund të jetë kundërshtar shumë i fortë dhe motivuar maksimalisht, kështu që lojtarët nga Drenasi, pritet të luftojnë shumë që të sigurojnë së paku një rezultat të miër në ndeshjen e parë para asaj të kthimit.

Ndeshja Ballkani-Feronikeli zhvillohet të mërkurën në ora 16.00. /Korneri.net

Artikulli paraprakJa kush mungon të mërkurën te Ballkani
Artikulli tjetërSeeing Advice Meant for Single Moms