Rezultati pa gola nuk është ende i sigurtë për Feronikelin para ndeshjes së kthimit.

Megjithatë, lajmi i mirë për Feronikelin dhe futbollistët është se një ditë para ndeshjues janë paguar nga president ii klubit i kthyer në Kosovë pas udhëtimit, dhe tash gjendja në klub është më e qetë, shkruan Korneri.net

Për Afrim Tovërlanin asgjë nuk ka marr fund, është ndeshja e dytë dhe skuadra ka kohë të përgatitet për dy javë për ta kërkuar finalen.

“Kemi dashur të mos u japim hapësirë shumë lojtarëve të shpejtë të Feronikelit si Hoxha dhe Topalli, pastaj edhe lëvizshmëria e mesfushorit U-21 të Josovës, Baftiu, sepse i kemi markuar shumë mirë. Me pak fat është dashur të shënonim një gol pas ii patëm tri raste të 100%, megjithatë kemi të bëjmë me një skuadër të fortë dhe shumë të mirë e cila përveç këtyre individëve që i përmenda është edhe si grup kolektiv mjaftë i mirë. I përkëzoj futbollistët e mi sepse vërtet sot kanë treguar diciplinë dhe lojë të mirë ndaj një skuadër siç është Ballkani”, deklaroi Tovërlani për Supersport Kosova dhe shtoi edhe pak fjalë për ndeshjen e kthimit.

“Ky rezuktat nuk është i keq, gjithçka mbetet e hapur. E dimë që Ballkani edhe si skuadër mysafire luan shumë mirë. Përndryshe dje u janë paguar lojtarëve nga një pagë pasi është rikthyer në Kosovë presidenti i klubit nga udhëtimi. Ka biseduar me futbollistët, nuk kanë më problem sa i përket anës financiare, u dëshmua që duhet të paguhen dhe meritojnë të paguhen, pasi vetëm ai që nuk ka luajtur futboll nuk e di se çfarë do t thotë ndjersa e lojtarit e cila fitohet me shtatë kore të bukës, dhe meritojnë një që të tillë. Rezultati 0-0 nuk është se na jep një përparësi të madhe, sepse po e them edhe njëherë se Ballkanië shtë skuadër e mirë, mirëpo kemi kohë dy javë të përgatiteti dhe të shohim ndërkohë në kampionat mos kemi ndonjë lëndim eventual apo ndryshim në formacion”, përfundoi Tovërlani. /Korneri.net

Artikulli paraprakMunishi: “Ta bëjmë Tovërlanin Ministër të Mbrojtjes”
Artikulli tjetërStandards For Real-World best term paper writing services Secrets