Legjenda e gjallë e futbollit italian dhe ikona e Romës, Francesco Totti, edhe pse tashmë një vetaran, por akoma mbetet i rëndësishëm për skuadrën e tij.

Totti ka kontratë me Romën deri në qërshor të 2017-tës, mirëpo për të ka shumë skuadra të interesuara jashtë Evropës.

Në një deklaratë të kilianit David Pizzarro, zbulohet një prapaskenë, ku numri 10 i Romës mund të përfundonte në kampionatin e Kilit.

“Është gjithçka e vërtetë, kam provuar ta marr Totti-n në Kili, – ka thënë Pizarro, – dhe i kam folur përsëri për këtë edhe në fund, por nuk më ka dëgjuar”. Ndërkohë, Pizarro nuk ka ndërmend t’i japë fund karrierës së tij: “Shpresoj të luajë për të paktën edhe dy vite të tjerë”.

Artikulli paraprakDe Boer takohet me zyrtarët e Inter, konfirmohet ardhja e Joao Marios, kurse “Gabigol”…
Artikulli tjetërArsenal ofron 16 mln euro, Juventus kërkon katër mln më shumë…