Chelsea dhe Tottenham luajtën 2:2 në Stamford Bridge në kuadër të xhiros së dytë të Premier League.

Tottenham shpëtoi veten nga humbja në minutën e 96-të dhe ndeshja u shënua nga konfliktet mes Antonio Conte dhe Thomas Tuchel. Chelsea kaloi në epërsi me golin e bukur të mbrojtësit  të sapoardhur Kalidou Koulibaly në minutën e 19-të. Reprezentuesi senegalez shënoi shkëlqyeshëm pas krosimit të Marco Cucurella nga këndi.

Conte festoi, Tuchel iu fut në fytyrë

Tottenham barazoi në minutën e 68-të me golin e mesfushorit Pierre Emil Hojbjerg. Danezi shënoi nga një goditje të shkëlqyer nga rreth 20 metra dhe më pas pati një konflikt mes menaxherëve Antonio Conte dhe Thomas Tuchel. Conte e festoi egërsisht golin duke vrapuar drejt pankinës së Chelseat dhe Tuchel iu fut në fytyrë.

Gjermani besonte se në fillim të aksionit të Tottenham dhe golit, ka ndodhur një faull nga Rodrigo Bentancur ndaj Kai Havertz. Gjyqtari Anthony Taylor vendosi në favor të Spurs dhe në fund Conte mori një karton të verdhë.

Tuchel u hakmor ndaj Contes, konflikti në fund të ndeshjes

Skuadra vendase kaloi në epërsi 2:1 në minutën e 77-të me anë të Reece James. Raheem Sterling i shërbeu në mënyrë joegoiste mbrojtësin  James të vetmuar në të djathtë, dhe Chelseat pa penguar shënoi në rrjetën e Hugo Lloris. Pasoi një tjetër festë e stuhishme në stol. Këtë herë Tuchel po kërcente nga gëzimi për të tentuar të provokonte Conten, duke vrapuar në drejtim të stolit të tij.

Tottenhami shpëtoi veten nga humbja në minutën e 96-të. Pas një goditje nga këndi, Harry Kane shënoi me kokë, me ndihmën e kofshës së James. Conte edhe këtë herë e ka festuar ashpër golin. Pas përfundimit të ndeshjes, Tuchel dhe Conte filluan sërish të sulmojnë njëri-tjetrin, por një konflikt më i madh u parandalua nga anëtarët e shtabit stërvitor dhe lojtarët.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Chelsea-Tottenham
Artikulli tjetërBayern e kalon edhe pengesën e quajtur Wolfsburg