Ndeshja hapëse e xhiros së 21-të Premier League ishte ajo ndërmjet Tottenham dhe West Bromwich Albion, e cila u mbyll me fitoren e vendasëve me rezultat të thellë 4:0.
Që nga fillimi e deri në fund Tottenham një nivel më lartë se kundërshtari, kurse ai që shkëlqeu në këtë ballafaqim ishte Harry Kane, i cili shënoi hat-trick.
Përpos tre golave të Kane, pokerin e Tottenham në këtë ndeshje e vulosi McAuley, i cili shënoi në portën e gabuar.
Pas 21 ndeshjeve në Premier League, Tottenham ka 45 pikë dhe gjindet në vendin e dytë, por me një ndeshje të zhvilluar, kurse WBA ndodhët në vendin e tetë me 29 pikë të tubuara.