Skuadra lodnieze Tottenham edhe pa sulmuesin kryesor Harry Kane, shënoi fitore të lehtë.
Spurs kaluan në gjysmëfinale të FA Cup pas fitores së lehtë dhe bindëse në udhëtim te Swansea 0:3, duke e harruar shpejtë eliminimin nga Liga e Kampionëve, shkruan Korneri.net
Mysafirët ishin larg më të mirë gjatë tërë ndeshjes, dhe ishte e pritshme një fitore me këtë rezultat i cili lehtë ka mundur të jetë edhe më bindës.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Cristian Eriksen pas asistimit të Eric Lamela, kurse pikërisht argjentinasi në sekondat e fundit të pjesës së parë e dyfishoi epërsinë.
Reprezentuesi danez Eriksen e realizoi edhe golin e tretë dhe të kualifikimit në mesin e katër skuadrave më të mira sivjet në Kupën më të vjetër të futbollit evropian. /Korneri.net