Asnjë befasi në ndeshjen gjysmëfinale të EFL Cup.

Jose Mourinho inkuadroi në lojë ekipin më të mirë të mundshëm ndaj Brentford dhe ën fund ia doli të fitoj 2-0 dhe kaluar në finalen e madhe të kësaj gare, shkruan Korneri.net

Spurs kaluan në epërsi Moussa Sissoko pas vetëm 12 minutash lojë, ndërsa për golin e dytë u desht të pritej deri në minutën e 70-të, kur fitoren e siguroi Son Heung-Min.

Kupa e Ligës ishte trofeu i fundit që klubi londinez e mori në dorë 13 vjet më parë. Brentford tashmë kishte mposhtur katër kundërshtarë të nivelit të lartë për të arritur në katër më të mirët, por nuk ia doli ndaj Tottenham që dëshiron ta fitojë këtë trofe. /Korneri.net

Artikulli paraprakZero oferta konkrete për Eriksen, por Inter shpreson ta shet gjatë janarit
Artikulli tjetërTension te Lazio, Lotito përplaset me Taren. Shkak bëhet…