Leicester mposht 2-1 Tottenham në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Premier League-s.

Vardy në minutën e 13-të dhe Mahrez në minutën e parë shtesë të pjesës së parë ishin autorët e golave për Leicester. Tottenham shkuroi diferencën në minutën e 79-të, por vetëm kaq, pasi nuk pati forcë për të barazuar rezultatin.

Me këtë fitore, Leicester shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e 9-të, ndërsa Tottenham mbetet në vendin e 5-të me 24 pikë.

Artikulli paraprak(FOTO+VIDEO) Të bërtitura dhe ritme të larta, Gattuso “zhduk” Montelën!
Artikulli tjetërMan.United po shkel gjithçka para vetës