Vjen edhe disfata e parë e Pep Guardiola dhe Manchester City në Premier League. Me paraqitken më të dobët në këtë edicion nuk ka mundur të kërkojë më shumë lideri aktual pasi asgjë nuk shkoi siç ishte parashikuar dhe dy gabime të fazën e mbrojtjes dënuar “citizens”. Herët në ndeshje serbi Aleksandar Kolarov shënoi autogol qesharak, kurse pak më vonë Dele Alli e dyfishoi epërsinë. Nga disfata edhe më e thellë e Man City e shmangi portieri Claudio Bravo që ndali gjuajtjen nga penalltia të argjentinasit Erick Lamela.
Kampioni aktual Leicester City luajti pa gola përballë Southampton në një ndeshje të dobët, por me rastet që i patën vendasit.