Tottenham është dorëzuar nga lufta për titull në Premier League, pasi ka humbur në udhëtim nga West Ham me rezultat minimal 0:1.
Në fakt, kjo fitore e West Ham ishte e rëndësishme për faktin që siguron mbijetesën, kurse Tottenham tashmë i’a dorëzoi titullin e kampionit “bluve” të Londrës.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Lanzzini, por duhet theksuar se të dyja palët kishin raste të shumta për shënim.

Pas kësaj humbje Tottenham mbanë pozitën e dytë me 77 pikë, katër më pak se Chelsea, por skuadra e drejtuar nga Conte ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse West Ham me këto tre pikë mbanë vendin e nëntë me 42 pikë të tubuara.

Artikulli paraprakSevilla as këtë herë nuk fiton, Liga e Kampionëve po rrezikohet
Artikulli tjetërNga Aubameyang deri te Dolberg! Kjo është lista e gjatë e sulmuesëve që kërkojnë kinezët e Milanit….