Derbi në letër, jo në fushë.
Tottenham e ka mposhtur shumë lehtë Arsenalin në shtëpi me rezultat 2:0, për t’i treguar edhe njëherë fqinjëve të tyre se nuk e meritojnë vendin në Ligën e Kampionëve edicionin e tjetër e aq më shumë të jetë në stolin e “togjinjëve” Arsene Wenger.
Spurs ishin largë më të mirë në çdo element loje, dhe me plotë meritë dueli i 50. jubilar në Premier League i takoi të përzhgjedhurve të Mauricio Pochetinos.

Edhe pse goli është dashur të vinte më herët qysh në pjesën e parë, atë e ruajtën vendasit në të dytën dhe në një interval të shkurtër kohorë (dy minuta), në portën e Petr Cech shënuan Dele Ali dhe Harry Kane nga penalltia.
Tottenhami e ndjek Chelsean për titull edhe pse gjasat janë të vogla, kurse Arsenali është shumë larg pozitës së katërt, së paku jo me këtë paraqitje që po e bënë.

Artikulli paraprakSKANDALOZE: Liridon Leci arrestohet nga policia
Artikulli tjetërSigal Prishtina e nisi me fitore serinë gjysmëfinale në Play-off ndaj Trepçës