Dashuria e parë nuk harrohet. Kështu së paku thuhet si një fjalë e urtë, por e cila në praktikë është vënë në dukje nga sulmuesi spanjoll Fernando Torres, shkruan Korneri.net.
Dikur ndoshta njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë, ka pranuar ta vazhdoj kontratën me Atletico Madrid deri në qershor të vitit 2018, kurse nënshkrimi i tij pritet të vijë javën e ardhshme.
Torres ka luajtur më shumë se 300 ndeshje për klubin kryeqytetas duke shënuar 104 gola. /Korneri.net