Tifoz dhe lojtar i kësaj skuadre, Fernando Torres i dha ndoshta me mënyrën më të mirë lamtumirën klubit të Atleticos së Madridit, pas fitores së trofeut të Europa League.
Sulmuesi nuk i ka mbajtur lotët në ato momente kur po i jepte lamtumirën përballë tifozëve të tij.
Kur isha 11 vjeç, isha diku këtu duke festuar një dopjetë trofesh, dhe ëndërroja që një ditë ta arrija edhe unë. Gjatë karrierës sime më kanë ndodhur shumë gjëra, por kjo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Një mesazh për të gjithë fëmijët, asgjë nuk është e pamundur, dhe nëse je pjesë e Atletikos, është akoma më e lehtë”, tha Torres me lot në sy.