Lazio pësoi një humbje të papritur në fushën e Torinos, duke vënë në diskutim jo vetëm vendin e dytë në Serie A, por edhe zonën Champions, nëse Roma, Milani dhe Interi i fitojnë ndeshjet e tyre.
Formacioni i drejtuar nga Maurizio Sarri nuk mundi të shënonte qoftë një gol dhe u ndëshkua nga Ivan Ilic në minutën e 43-të, me futbollistin serb që e gjeti të papërgatitur portierin Provedel me një goditje nga distanca.

69 minuta në fushë për Elseid Hysajn, që u zëvendësua nga Lazzari, por asgjë nuk ndryshoi në pjesën e dytë, me Torinon që merr një fitore të madhe, për t’u ngjitur në vendin e 10-të, me 42 pikë.