Klubi italian i Torinos është duke tentuar që të bind zyrtarët e klubit anglez Manchester City për ta blerë kartonin e portierit Joe Hart, i cili nuk llogaritet nga Pep Guardiola për të ardhmën, por bën pjesë në planët e Sinisa Mihajlovic edhe për edicionin e ardhshëm, shkruan “Korneri.net”.

Sipas mediave italiane përfaqësues të Torinos tashmë ndodhën në Manchester për të diskutuar mundësinë e marrëveshjes për Joe Hart për edhe një sezonë te Torino.

Nga ana tjetër mediat britanike bëjnë të ditur se Manchester City kërkon ta shesë komplet kartonin e Hart dhe nuk dëshiron që të vazhdojë trendin e huazimit për të.

Artikulli paraprakVërshim ofertash për të, por ai denohet me 18 muaj mos lojë për këtë arsye…?
Artikulli tjetërMilan, nga Musacchio e deri te Benzema: Me kinezët nga një përforcim për ç’do repart…