Një tjetër futbollist po largohet nga Bayer Leverkusen, pas Hakan Çahlanoglu nga “farmaceutikët” pritet të largohet edhe Admir Mehmedi, dhe sikurse bashkëlojtari i tij turk, edhe shqiptari i famshëm do të vazhdoj me gjasë të luajë në Serie A, shkruan Korneri.net.

Mehmedin e kërkon me ngulm Torino që i ofron kushte mjaftë të mira lojtarit, kurse Leverkusenit një shumë prej 4 milionë euro për kartonin e tij, edhe pse gjemanët kërkojnë përgjsymë më shumë. Megjithatë, edhe vet lojtari kërkon një aventurë të re në karrierë, dhe kampionati që i pëlqen padyshim është ai italian. /Korneri.net

Artikulli paraprakPortugalia përfundon e treta në Confederations Cup
Artikulli tjetërMessi kthehet shpejt në Barcelonë