Tani është zyrtare, Marco Giampaolo nuk është më trajneri i Torinos.

Kjo u bë e ditur nga klubi italian me një njoftim për shtyp që u shfaq pak para orës 20:00 në faqen zyrtare. Pas pak më shumë se pesë muajsh, pra, përfundon aventura “Piemonteze” e trajnerit nga Abruzzo, i cili përshëndet Toron pas vetëm 13 pikëve në 18 ndeshje, të cilat e bëjnë granatën të parafundit në renditjen e Serie A, përcjell Korneri.net

Davide Nicola është gati tani, i cili në orët e fundit ka zgjidhur kontratën e tij me Genoa.

“Klubi i Futbollit Torino njofton se ka shkarkuar Marco Giampaolo nga pozita e trajnerit të ekipit të parë. Klubi falënderon Giampaolon dhe stafin e tij për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar në këto muaj në klubin tonë”. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Cagliari-Milan
Artikulli tjetërRemzi Ejupi: Kryesia e FFK-së po e poshtëron futbollin e Kosovës – Ku janë 40 milionë euro të UEFA-s e FIFA-s?