Një tjetër ndeshje e rëndësishme për Jetmir Topallin.

Ai do të jetë titullar në ndeshjen ku skuadra e tij Malatyaspor do të përballet ndaj Sivasspor, pasi ka marr besimin e plotë të trajnerit, shkruan Korneri.net

Pas paraqitjeve te mira ne ndeshjet e Kupes dhe sidomos ndeshjes ndaj Ankaragucu ku luajti 45 minuta dhe qëlloi shtyllen duke krijuar dhe disa raste të tjera, edhe pse në fund Malatyaspor pësoi humbje, paraqitja e tij e mirë mjaftoi të bind trajnerin Hamza Hamzaoğlu t’ia jap rolin e titullarit në ekip për ndeshjen ndaj Sivasspor.

Malatyaspor pas disa ndeshjeve të fundit të cilat i humbi me rezultat identik 3:1 nga Erzurumspor e Ankaragucu, megjitjatë Topalli luajti mirë dhe duket se trajneri i kuptoj gabimet e bëra, me ndërrimet në formacion “Tigrat”, pretendojnë ti rikthehen fitoreve pikëriaht ndaj Sivasspor. . /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here