Metropolet e mëdha të Serie A ndjekin një lloj tendence kontinentale: atë të ndarjes në dy ose më shumë klube. Duke lënë mënjanë shembullin anglez ku ka disa skuadra në një qytet të vetëm, në Itali, në qytete si Roma, Gjenova, Torino dhe Milano ka dy skuadra të mëdha që i japin jetë disa përballjeve të jashtëzakonshme derbi. Në javën që po na çon drejt “Derbit të Madoninës”, mund të krijohet një formacion hipotetik, duke u bazuar te lojtarët që dy skuadrat kanë në përbërje, nëse Milano do të kishte një ekip të vetëm.

Një stadium kuqezi/kaltër:

InterMilan United Në stadiumin “Meazza”, të ngjyrosur për këtë rast me të kuqe, të kaltër dhe të zezë, populli milanez mund të duartrokasë për një skuadër të nivelit të lartë që, nën drejtimin e dyshes Pioli-Montella, mund të rivalizojë me Juventus-in kryesues. Në portë, në balotazhin e pafund mes Handanovic dhe Donnarumma, mund të pozicionohet ky i fundit për shkak të freskisë së tij dhe periudhën e mirë që po kalon. Në mbrojtje, në krahun e djathtë mund të gjejë hapësirë mes D’Ambrosio-s dhe Abate-s, kapiteni aktual i kuqezinjve, teksa në qendër, një dyshe e frikshme e formuar nga Romagnoli dhe braziliani Miranda. Në të majtë, në një derbi italian mes De Sciglio dhe Santon, vendin e titullarit mund ta fitojë milanisti, që në muajt e fundit ka rritur nivelin e lojës. Dinamizëm dhe cilësi në mesfushë

Dinamizëm dhe cilësi në mesfushë

Me synimin për të gjetur një ekuilibër mes modulit të përdorur nga të dy formacionet, në mesfushë MilanInter United mund të luajë me 3 lojtarë. Banega do të ishte në rolin e regjisorit, ndërsa në krahun e tij do të pozicionohej talenti italian Locatelli dhe portugezi Joao Mario, i cili është dukur lojtari më në formë në këtë fillim sezoni të vështirë të zikaltërve.

Një sulm shpërthyes:

16 gola Reparti i sulmit të skuadrës mund të përbëhet nga shumë, shumë talente që janë çdo javë në garë me njëri-tjetrin për një vend si titullar. Nga Suso te Niang, nga Icardi te Perisic, duke kaluar nga Bacca dhe Eder, në fakt, dyshja Montella-Pioli do të kishte në dispozicion një repart të mbushur me lojtarë cilësorë.

Top 11 kuqezi/kaltër: Donnarumma (Handanovic), Abate, Romagnoli, Miranda, De Sciglio, Locatelli, Banega, Joao Mario, Perisic, Icardi (Bacca), Candreva (Suso).

Por mes titullarëve, në tredhëmbëshin e sulmit të “Milanos së Bashkuar”, mund të ketë hapësirë, në krahun e djathtë, për Suso në vend të Candreva-s. Ish-lojtari i Genoa-s do të ishte një furnizues shumë i mirë topash për qendërsulmuesin, që nuk mund të jetë asnjë tjetër përveç Mauro Icardi-t, siç tregojnë edhe shifrat. Në të majtë, “Dream Team” milaneze mbyllet me Perisic, i cili fiton balotazhin me Eder, Niang, Candreva, Jovetic dhe Honda. Do të ishte bukur të shihej në veprim ky formacion, por asnjë shkrirje nuk do të arrijë të fshijë një rivalitet sportiv, që i ka dhënë jetë disa ndeshjeve me të vërtetë ekipe.

Artikulli paraprakFOTO/ PSG zbulon Zllatan Ibrahimoviçin e ri
Artikulli tjetërE pabesueshme: Bileta e Charlton kushton më shumë se ajo e Barçës!