Mungoi një kohë të gjatë, kthehet në mesin e lojtarëve të ftuar, futet në lojë nga banka, dhe shënoi golin e fitores për Romën e tij të dashur. Kapiteni legjendar Francesco Totti shënoi nga penalltia në minutën e 93. për t’ia mundësuar skuadrës së tij fitoren e gjatë e cila zgjati saktësisht 3 orë, pasi shiu i madh që ra në kryeqytetin italian bëri që ndeshja të shtyhep për një orë.Vendasit shënuan dhe kaluan të parët në epërsi përmes Muhamed Salah, por sulmuesit e Sampdorias, Luis Muriel dhe Fabio Quagliarela  e dërguan skuadrën e tyre në pushim me 1-2.

Pas shiut, u kthye koha e mirë dhe së bashku më të edhe golat e vendasve. Edin Dzeko që poashtu u fut në lojën me të nis pjesa e dytë e barazoi rezultatin, për të shënuar Totti golin e fitores prej 3-2.

 

Artikulli paraprakMilan nuk është skuadër dhe pikë…
Artikulli tjetërChelsea e humbi lojën e vet