Nuk janë shumë të njohur për trajnerë, por anglezët nuk hezitojnë të marrin punë edhe në kampionatet tjera. La Liga bëhet me trajner anglez pasi ish mbrojtësi legjendar i Arsenalit, Tony Adams do të drejtojë deri në fund të stinorit skuadrën Granada, mëson Korneri.net.
50-vjeçari do të ulet në stol pasi zyrtarët e klubit shkarkuan trajnerit e deri tanishëm Lucas Alcaraz që nuk arriti rezultate të pritshme, e sidomos pas humbjes 1:3 nga Valencia, shkruan Korneri.net.
Granada shumë vështirë mund t’i shmanges largimit nga elita e futbollit spanjoll pasi është në pzoitën e parafundit me 20 pikë, 7 më pak se Leganes aty ku kjo skuadër mund të shpëtoj.
Adams shkon hapave të Gary Neville i cili shumë shkurt punoj te Valencia shkaku i rezultateve negative.

Artikulli paraprakSimeone e tregon shtëpinë e tij të re!
Artikulli tjetërËshtë duke shkëlqyer te Udinese, por Napoli kërkon 15 mln euro për të….