Alarmi për lëndime në shtëpinë e Milanit.

Stefano Pioli është në ankth për Sandro Tonalin. Mesfushori doli pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë të miqësores kundër Vicenza-s, dukshëm i mërzitur duke prekur ijën: për të një problem për t’u vlerësuar, ka frikë nga një tendosje më serioze, përcjell Korneri.net

Kontrollet mjekësore do të kryhen të hënën, por numri 8 është në rrezik serioz për startin e kampionatit të së shtunës së ardhshme ndaj Udineses, kurse ka lajme se mund të ,umgoj një muaj. Probleme edhe për Junior Messias, i cili raportoi një traumë të ndrydhur në kyçin e këmbës së djathtë. Nga ana tjetër, Olivier Giroud u mbajt në pushim si masë paraprake për shkak të lodhjes së muskujve. /Korneri.net

Artikulli paraprakKlopp kërkon kroatin Brozovic, ofron dy emra të njohur si shkëmbim
Artikulli tjetërMan.United e nis me humbje kampionatin, barazim në King Power