Besoni apo jo, përforcimi më i shtrenjtë i Bayern Munchen prej 41.5 milionë euro duke e thyer rekordin e mëparshëm të vitit 2012 me Javier Martinez (40 milionë), e njëherësh edhe rekordi që një klub francez mori për shitjen e futbollistit 22-vjeçar Corentin Tolliso, ka dështuar të transferohej te Napoli për një arsye të çuditshme dhe shumë banale, shkruan Korneri.net.

Në fakt, këtë e ka dëshmuar presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis. Sipas tij gjithçka kishte marr fund. Lyon vitin e kaluar kishte pranuar ofertën e Napolit prej 26 milionë euro plus 5 milionë bonuse, mirëpo brenda natës ndryshoi transferimi.

“Vendimi është vetëm i imi”.

Kështu kishte thënë Tolisso, ndërsa agjenti i tij e komentoi në këtë mënyrë këtë marrëveshje të kryer.
“Ishte punë e kryer. Corentino është dashur të vinte te Napoli, e më pas nuk isha i sigurtë se çfarë ndodhi. I kanë thënë se në Napoli është qyteti i rrezikshëm se nuk është i sigurtë pasi mafija e kontrollon vendin. E ka shikuar serialin “Gomorra”, i cili në mënyrë jo reale e pasqyron mafijën lokale dhe Tolliso është frikësuar”, tha agjenti i tij. /Korneri.net

Artikulli paraprakKovacic largohet, por Real në vend të tij sjell lojtar të madh
Artikulli tjetërMayweather rikthehet në ring