Real Madrid kohët e fundit është prekur nga listë e madhe dëmtimesh. Zidane tashmë duhet të bëjë llogaritë mirë pasi 7 deri në 8 lojtarë kryesorë nuk janë të gatshëm të futen në fushën e lojës pasi vuajnë nga dëmtimet.

Së fundmi është James Rodrigues i cili për shkak të një dëmtimi pritet që të mungojë rreth tre javë.

Me shumë mundësi sipas atyre që po raportojnë mediat spanjolle as Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e mesjavës kundër Celta Vigos për Copa del Rey.

Infermieria e “Los Blancos” është mbushur plot pasi Marcelo, Modriç, Carvajal, Coentrao, Bale dhe Pepe vuajnë nga dëmtimet.

Artikulli paraprakLa Liga lë prapa të gjitha kampionatet e forta për…
Artikulli tjetërEdhe një herë u mposhtë dhe u gjunjëzua Serbia!