Njihet si futbollist i cili lanson komente bombastike në facebook, dhe një të tillë sapo e lëshoi.

Fjala është për anëtarin e Vëllaznimit, Samir Sahiti, i cili në komentin e tij më të ri (rreth orës 23.10), ka tmerruar skuadrën e Gjilanit dhe tifozët e vet Skifterat, pasi ata nuk i llogaritë fare për titull, përcjell Korneri.net.

Në komentin e tij Sahiti nuk e quan fare derbi ndeshjen në mes Dritës dhe Gjilanit, pasi sipas tij të dyja skuadrat kanë ambicje të kundërta. Ai mendon se Drita lufton për titull, kurse Gjilani t’i shmanget barazhit. Edhe pse epërsia e pikëve ndaj rivalëve lokal është vetëm +4, megjithatë “tmerri” mendon se ky nuk mund të quhet derbi, bile ai në këtë koment kërkon ndihmë nga shokët e tij. /Korneri.net

Artikulli paraprakAtletico Madrid i prish punë Milanit
Artikulli tjetërSekretari i përgjithshëm Eroll Salihu mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ligjor të UEFA-s