Barazim 2-2 mes Genoas dhe Napolit në javën e tretë të Serie A. Vendasit ishin afër fitores, por kampionët në fuqi të Italisë nuk u dorëzuan dhe shmangën humbjen në minutat e fundit.

Mattia Bani kaloi Genoan në avantazh pesë minuta përpara fundit të pjesës së parë, teksa Mateo Retegui dyfishoi për skuadrën e Gilardinos në minutën e 56’.

Napoli reagoi me Giacomo Raspadorin 14 minuta përpara fundit. Gol që i dha zemër skuadrës së Rudi Garcias.

Napoli vijoi sulmet dhe gjeti golin e dytë në minutën e 84’. Moment kur Matteo Politano realizoi një gol shumë të bukur. Përfundimisht 2-2, rezultat që gëzon më shumë Genoan e rikthyer në Serie A. Ndërkohë që Napoli numëron 7 pikë, pesë më pak se Interi kryesues.

Artikulli paraprakInter e deklasoi Milanin në Derbin Madonnina
Artikulli tjetërBarcelona e pamëshirë ndaj Betis