Gjiganti anglez Manchester United, nuk nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Ivan Perisic, shkruajnë mediat britanike, transmeton “Korneri.net”.
Drejtuesit e “Djajve të Kuq”, e kanë rritur në 45 milionë ofertën për sulmuesin kroat, por sërish Interi reziston.
Klubi italian i ka vënë një çmim 55 milionë euro futbollistit dhe nuk ka ndërmend të lëshojë, nëse skuadrat e interesuara për Perisic nuk e paguajnë të plotë këtë shumë./Korneri.net.