Zlatan Ibrahimovic, pavarësisht moshës, nuk rresht së befasuari me atë që bën në fushë. Vetëm 6 muaj pas atij dëmtimi të rëndë, kur gjithkush mendoi se sulmuesi do të tërhiqej, suedezi është kthyer në “Old Traford”, duke qenë një “armë” plus për Mourinhon në pjesën e dytë të sezonit.

Por këtë radhë lajmi është i një tjetër natyre. “Fanatik” në Turqi raporton se Ibra është gati të shkojë në Stamboll për një ndërhyrje në hundë, që ka të bëjë me aspektin estetik. Ibra ka programuar një takim me Erkan Zengin, një mik i tij, që e ka bërë më parë këtë gjë. Madje, Zlatani e kishte tallur mikun e tij për këtë operacion, ndërsa tani ka ndryshuar mendim.

Sulmuesi i Man Utd ka vendosur ta zgjidhë problemin me hundën dhe është gati për një operacion të radhës.

Artikulli paraprakBonucci dhe 6 dështimet e tjera milionere të merkatos së verës
Artikulli tjetërPo i përshëndet! A e dini pse?