Juventus' forward from Argentina Paulo Dybala celebrates after scoring during the UEFA Champions League quarter final first leg football match Juventus vs Barcelona, on April 11, 2017 at the Juventus stadium in Turin. / AFP PHOTO / GIUSEPPE CACACE

Një gjë duhet ta pranojmë dhe ta kuptojmë…Barcelona nuk meriton të kaloj tutje në Ligën e Kampionëve, jo me mënyrën si po luan, sa po krijon dhe si i pranon golat.

Ok, është ndeshja e parë çerekfiale dhe ajo e kthimit luhet në Camp Nou, mirëpo performansa e tyre është e zbehtë për ta synuar titullin në Kontinentin e vjetër. Juventusi i la lekcion të përzgjedhurve të Luis Enrique, dhe pas rezultatit 3:0, është në rrugë të mirë për të depërtuar në gjysmëfinale.

Nëse nisemi nga fakti që Barcelona në shtëpi është skuadër më energjike, më agresive dhe më kërkuese, mund të mendohet sërish për “remontada”, mirëpo mbrojtja e Juventusit nuk është si e Paris SG, dhe kjo i jep biankonerëve një përparësi në ndeshjen e kthimit.

Paulo Dybala që po shihet si “ndoshta” e ardhmja e Barcelonës, ishte lojtari i ndeshjes duke i shënuar dy golat e parë në portën e Ter Stegen, dhe duke u bërë me dije blaugranëve se kot kanë udhëtuar në Juventus Stadium, ndërsa me tu nis pjesa e dytë, Giorgio Chiellini shënoi me kokë edhe golin e tretë që doli të jetë final.

Shihemi javën tjetër.

Artikulli paraprakFOTO/ Dalin pamjet e para të lojtarit të plagosur nga spitali
Artikulli tjetërFlet heroi i fitorës së Juventus