Nënkampioni aktual në NBA, Golden State pësoi edhe një humbje tjetër, të dytën me radhë dhe të 13 sezonale. Po verëhet mungesa e Kevin Durant që do të mungoj një kohë të gjatë shkaku i lëndimit, ndërsa të tjetër po e vuajnë moslojën e tij. Warriors humbën 103:102 nga Minnesota dhe atë në sekondat e fundit. Andrew Wiggins që i shënoi pikët vendimtare arriti të jetë më efikasi me 24 pikë, një më shumë se Karl-Anthoni Towns, kurse Ricky Rubio i shtoi 17 pikë e 13 kërcime. Te “luftëtarët” u dalluan Klay Thompson me 30 pikë dhe Stephen Curry me 26.

Houston shënoi fitore në udhëtim te Chicago Bulls 115:94, në duelin që kishte përfunduar që në periudhën e tretë. Për fitoen e 45 të Rockets u përkujdesën Ryan Anderson me 21 pikë, James Harden me 19, derisa Trevor Ariza i shtoi 13 pikë e 11 kërcime.
Te Bulls u veçuan Dwayne Wade me 21 pikë dhe Jimmy Buttler me 16.

Ndalet seria positive e Boston Celtics. Ata pësuan disfatë pas katër fitore rresht, kurse më të mirë ishin Denver Nuggets. Liderët e Denver ishin Nikola Jokic me 21 pikë e 10 kërcime dhe Danilo Gallinari me 20 pikë. Te Boston më efikasit ishin Isaiah Thomas me 21 pikë dhe Avery Bradley me 16.

Milwaukee mposhti Indianan 99:85, ndërsa Atlanta ishte më e mirë se Toronto 105:99.

Artikulli paraprakPanik dhe frikë në Santiago Bernabeu
Artikulli tjetërConte e fton Candrevan te Chelsea