Në mbrëmjen që lam pas janë zhvilluar shtatë ndeshje në NBA, duke veçuar fitoren e dy skuadrave të fuqishme Houston Rockets dhe San Antonio Spurs, por edhe humbjen e kampionit aktual Cleveland Caveliers nga Boston Celtic 103:99.
Ishte dueol shumë interesant dhe i parapparashikuar edri në fund, mirëpo vendasit fal lojtarit kryesor Isaiah Thomas që shënoi 31 pikë, ia doli të fitoj ndeshjen e 39 sezonale dhe njëkohësisht t’ia shkaktoj humbjen e 18 Cavs.
Pas Thomas u dallua edhe Jae Crawder me 17 pikë të shënuara, kurse te Caveliers u veçuan LeBron James dhe Kyrie Irving me 28 pikë secili.

Houston mposhti LA Clippers 122:103 dhe atë në udhëtim në mbrëmjen ku shkëlqeu i zakonshmi James Harden që ndeshjen e mbylli me 26 pikë e 9 asistime, ndërsa pas tij qëndruan edhe Ryan Anderson me 23 pikë dhe Nene Hiolario me 16 pikë, ndërsa te humbësit u dalluan Black Griffim me 17 pikë dhe Chris Paul me 16.

San Antonio me mund të madh dhe me rezultat super të ngushtë 100:99 mposhti Indiana Pacers që këtë edicion është skuadër shumë e fortë.
Edhe pse Spurs luajti me skuadër të përgjysmuar për shkak të mungesave ia doli në fund që me pikët e Pau Gasol të fitoj duelin. Spanjolli ndeshjen e mbylli me 18 pkë, por më efikasi te skuadra e tij ishte Kaëhi Leonard me 31.
Te Isnana më efikasit ishin, Paul George me 22 pikë dhe C.J Milles me 19.

Në ndeshjet tjera New York mposhti 101:90 Orlando Magic, Washington ishte më i mirë se Torinto 105:96, Atlanta kaloi me sukses Dallasin 100:95, dhe në fund Denver fitoi në udhëtim te Milwaukee 110:98.

Artikulli paraprakFOTO/ Zhgënjimi. Nuk do ta besoni çfarë ka bërë Ronaldo pas barazimit
Artikulli tjetërDy propozimet e Bierhoff për të ndryshuar këto rregulla futbolli