Si në asnjë kampionat tjetër në Evropë, në Premier League vazhdojnë ndeshjet e dobëta që mbyllen pa gola.

Kështu ishte edhe këtë të diele në Stamford Bridge, një përballje për tu harruar sa më parë, një ritëm i ngadalshëm i lojës që dëshpëruan të gjithë ata që e panë direkt, shkruan Korneri.net

Kujtojmë që me rezultat 0-0 u mbyll edhe ndeshja e fazës së parë e zhvilluar më 24 tetor 2020. Me këtë barazim skuadra e Solskjaer e thelloi në -12 pikë diferencën nga kryesuesi Man.City, ky ishte barazimi i tretë në pesë ndeshjet e fundit për “Djajtë e Kuq”.

Nga ana tjetër Chelsea është i pozicionuar në vendin e pestë me 44 pikë, tashmë një më pak se West Ham. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here