Lazio shënoi fitore në udhëtim te Pescara me rezultat 2:6, dhe është hera e parë pas më shumë se dy dekadash që skuadra kryeqyetetase i shënuan gjashtë gola në një ndeshje.
Ata patën fillimisht dy gola epërsi kur mesfushori Marko Parolo i shfrytëzoi dy rastet e mira që i pati. Por, çuditërisht vendasit kthehen shpejtë në lojë duke e barazuar rezultatin me Ahmad Benali dhe Gaston Brugman i cili shënoi vetëm pak minuta pasi penalltnë e huqi Gianluca Caprari.

Dhe, në pjesën e dytë Lazio luajti për mrekulli duke i shënuan edhe katër gola të tjerë. Parolo fillimisht realizoi hat-trick, për të avzhduar Balde Keita, Ciro Immobile dhe në fund lojtari i ndeshjes Marko Parolo.

Atalanta po e sheh Evropën me sy pasi edhe në këtë xhiro shënoi fitore në shtëpi 2:0 ndaj Cagliarit me dy golat e lojtarit kryesor Papu Gomez.
Enpoli dhe Torino luajtën 1:1 edhe pse mysafirët e huqën penalltinë për ta fitues ndeshje, por gaboi Iago Falque, derisa Sassulo fitoi te Genoa 0:1.
Pa gola përfundoi ndeshja Chievo-Udinese.

Artikulli paraprakNuk ka fitues, Feronikeli barazoi me Pelisterin
Artikulli tjetërMan.United fitoi te kampionët që janë afër largimit nga elita