Tirana është zyrtarisht kampione e Kategorisë Superiore për sezonin 2019-2020. 

Për ironi të fatit, “dhurata” Tiranës i erdhi nga kuqeblutë, që pak vite më parë e detyruar të provonte “ferrin” në Kategorinë e Parë.

Sa i përket ndeshjes së zhvilluar në Shkodër, kuqeblutë e kërkuan me forcë fitoren, duke dominuar me raste që në pjesën e parë, kur pas një pretendimi për 11-metërsh nga Gilman Lika, Sidorenkos ia mohoi golin Avdyli.

Kuqeblutë ngulmuan me dëshirë dhe grintë edhe në pjesën e dytë, por goli do të vinte vetëm në fundin e ndeshjes me autor Adilin, që e detyroi Kukësin ta niste edhe një herë topin nga qendra. Një fitore që i jep një fije shpresë Vllaznisë për të shmangur play out-in, por nga ana tjetër kurorëzon Tiranën kampione të vendin, që tashmë do të jetë e fokusuar të finalja e Kupës së Shqipërisë, me dëshirën e madhe për të bërë “bis” në këtë 100-vjetor të themelimit të saj.

Përfundoi pa gola sfida e “Niko Dovanës” mes Teutës dhe Partizanit, një duel i drejtpërdrejtë për zonën europiane, me rezultatin përfundimtar që gëzoi “Djemtë e Detit”, që me një fitore të mundshme javën e ardhshme blindojnë vendin e katërt.

Bëri gjithçka Partizani për ta fituar ndeshje, pati pretendime edhe për penallti, por sulmuesit e të kuqve, veçanërisht Brown, nuk pati grintën e duhur në finalizimin e aksioneve.

Rasti më i mirë për Teutën ishte ai i minutës së 39-të, kur goditja me kokë e Kapllanit u largua në vijën fatale nga Alban Hoxha. Me këtë barazim Partizani minimizon shanset për Europën, madje i duhet ende një pikë për të shmangur play out-it.

LIBRI I ARTË  I KATEGORISË  SUPERIORE

1930 – Tirana

1931 – Tirana

1932 – Tirana

1933 – Skënderbeu

1934 – Tirana

1935 – (nuk u zhvillua)

1936 – Tirana

1937 – Tirana

1938 – (nuk u zhvillua)

1939 – (nuk u njoh)

1940 – (nuk u njoh)

1941 – (nuk u zhvillua)

1942 – (nuk u njoh)

1943 – (nuk u zhvillua)

1944 – (nuk u zhvillua)

1945 – Vllaznia

1946 – Vllaznia

1947 – Partizani

1948 – Partizani

1949 – Partizani

1950 – Dinamo

1951 – Dinamo

1952 – Dinamo

1953 – Dinamo

1954 – Partizani

1955 – Dinamo

1956 – Dinamo

1957 – Partizani

1958 – Partizani

1959 – Partizani

1960 – Dinamo

1961 – Partizani

1962-1963 – Partizani

1963-1964 – Partizani

1964-1965 – Tirana

1965-1966 – Tirana

1966-1967 – Dinamo

1968 – Tirana

1969-1970 – Tirana

1970-1971 – Partizani

1971-1972 – Vllaznia

1972-1973 – Dinamo

1973-1974 – Vllaznia

1974-1975 – Dinamo

1975-1976 – Dinamo

1976-1977 – Dinamo

1977-1978 – Vllaznia

1978-1979 – Partizani

1979-1980 – Dinamo

1980-1981 – Partizani

1981-1982 – Tirana

1982-1983 – Vllaznia

1983-1984 – Elbasani

1984-1985 – Tirana

1985-1986 – Dinamo

1986-1987 – Partizani

1987-1988 – Tirana

1988-1989 – Tirana

1989-1990 – Dinamo

1990-1991 – Flamurtari

1991-1992 – Vllaznia

1992-1993 – Partizani

1993-1994 – Teuta

1994-1995 – Tirana

1995-1996 – Tirana

1996-1997 – Tirana

1997-1998 – Vllaznia

1998-1999 – Tirana

1999-2000 – Tirana

2000-2001 – Vllaznia

2001-2002 – Dinamo

2002-2003 – Tirana

2003-2004 – Tirana

2004-2005 – Tirana

2005-2006 – Elbasani

2006-2007 – Tirana

2007-2008 – Dinamo

2008-2009 – Tirana

2009-2010 – Dinamo

2010-2011 – Skënderbeu

2011-2012 – Skënderbeu

2012-2013 – Skënderbeu

2013-2014 – Skënderbeu

2014-2015 – Skënderbeu

2015-2016 – Skënderbeu

2016-2017 – Kukësi

2017-2018 – Skënderbeu

2018-2019 – Partizani

2019-2020 – TIRANA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here