Tre përforcime shumë cilësore kanë mbërritur dje në kryeqytet shqiptar te Tirana. Ata vijnë nga Afrika. Sulmuesi i kombëtares së Nigerisë, Ifeyani Edeh, është përforcim për sulmin. Stafi teknik ka ndjekur 25-vjeçarin dhe ka dhënë miratimin për afrimin e tij.

Edeh ka luajtur sezonin e fundit për skuadrën e Enyimbas në kampionatin vendas. Ai ka të gjitha karakteristikat e nevojshme për t’i shërbyer ekipit në repartin ofensiv.

Veç tij, kanë mbërritur edhe dy futbollistë nga Kongo, të cilët janë, gjithashtu, pjesë e ekipit kombëtar të këtij shteti afrikan. Ndockyt Merveille dhe Moises Nkounkou janë dy lojtarët kongolezë, që sot, së bashku me sulmuesin nigerian Edeh, do t’i bashkohen skuadrës në stërvitje.

Dy futbollistët nga Kongo luajnë si mesfushorë dhe janë lojtarë të rinj në moshë, por shumë premtues. Merveille është 18 vjeç, ndërsa Nkounkou 20 vjeç.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here