Tirana fitoi kryendeshjen e javës së 7-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë mposhtën 2-1 Tiranën në një 90-minutësh spektakolar në “Selman Stërmasi”.

Mervill kaloi në epërsi të zotët e shtëpisë me një supergol në të 14-n, ndërsa Moise dyfishoi dy minuta pas pushimit. Goli i Liridon Latifit 7 minuta para fundit rihapi ndeshjen, por nuk u mjaftoi miqve korçarë për të shmangur disfatën e parë këtë sezon.

Tirana mbetet e pamposhtur në këtë kampionat së bashku me Kukësin, me të cilin ndan vendin e dytë me 13 pikë në pritje të Partizanit që nesër pret Flamurtarin.

Artikulli paraprakNga një 300-qidshe për futbollistët e Trepçës 89′
Artikulli tjetërOfertë bombastike për Griezmann