ISTANBUL, TURKEY - FEBRUARY 26: Besiktas fans show their support prior to the UEFA Europa League Round of 32 second leg match between Besiktas JK and Liverpool FC on February 26, 2015 in Istanbul, Turkey. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Tifozët e Besiktasit të cilët edhe zyrtarisht janë më të zhurmshmit në botë, kanë befasur të gjithë me përkrahjen e skuadrës së tyre në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Benficas (3:3), pasi ishin të qetë.

Pikërisht ashtu edhe ndodhi duke mos u dëgjuar fare deri në minutën e parë të ndeshjes kur e vazhduan përkrahjen e tyre me zë të lartë, për të tërhequr vëmendjen për personat që nuk dëgjojnë në prag të Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar, si dhe të mbështesë luftimin e racizmit në futboll.

Fillimisht me shenja e dërguan porosinë “Stop racizmit”, e më pas edhe “shqiponjën e zezë”, simbolin e klubit. Edhe spikeri zyrtarë i ndeshjes u mundua t’i kyq edhe tifozët e mysafirëve pasi foli në gjuhën portugeze.

besiktas-1

 

 

 

Artikulli paraprakKu u ‘zhduk’ Mentor Mazrekaj?
Artikulli tjetërSulmuesi më i “paaftë” në botë është një serb?! (VIDEO)