Tifozët e Kosovës do të mirëpresin tifozët nga Kroacisë me një surprizë të veçantë.
Një flamur gjigant i shtetit kroat do të hapet sot para takimit që do luhet në “Loro Boriçi”, ndërsa kjo surprizë është përgatitur nga tifozët e Kosovës në shenjë mirënjohjeje ndaj Kroacisë, federata e futbollit të së cilës ka lobuar fort që Kosova të anëtarësohej në FIFA dhe UEFA.