Populli neroaxurë ka qenë shumë i frustruar viteve të fundit me mossukseset dhe dështimet në garat vendore pasi në Evropë nuk ka luajtur tash e sa vite, dhe nuk do të luajë edhe këtë vit pasi kampionatin e ka përfunduar më poshtë se pozita e gjashtë që dërgonte së paku në ndeshjet kualifikuese në Europa League, shkruan Korneri.net.

Por, tifozët e Interit po ëndërrojnë një dyshe fantastike për edicionin e ardhshëm pasi edhe mediat e atjeshme janë mjaftë serioze në këtë çështje…Nainggolan-Di Maria në kalojnë në Meazza.
Bile ata kanë shkruar aq largë saqë i kanë printuar edhe mbrimrat e këtyre dy futbollistëve në fanellet e klubit për edicionin e ri.
Kuptohet, gjërat nuk janë aq të lehta të realizueshme sepse që të dy lojtarët janë gati të paprekshëm në klubet e tyre.

Megjithatë, ka shpresa pasi reprezentuesi belg e adhuron shumë trajnerin Luciano Spalletti i cili në fillim të javës së ardhshme do të nënshkruaj për Interin, dhe pritet që t’i bashkohet atij Nainggolan edhe te neroaxurët. Ndërsa Angel Di Maria është pak më problem i realizueshëm sepse ai ka pagë mjaftë të lartë tye PSG, dhe Inter ende nuk është larguar nga Fair-Play financiar, dhe vetëm nëse kinezët e rinjë marrin ndonjë sponzor të ri, edhe ky transferim mund të finalizohet. /Korneri.net

Artikulli paraprakBelotti kërkesa e parë e Arsenalit për edicionin e ri
Artikulli tjetërMediat britanike: Ibrahimovic ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm