Sevilla do të presë Juventusin mbrëmjen e të enjtes në Andaluzi, në një ndeshje që do të vendosë një prej skuadrave finaliste të Europa Leagues, trofeut të dytë më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Tifozët e klubit spanjoll janë të karikuar maksimalisht për të mbështetur skuadrën e tyre në rrugën drejt triumfit për herë të 7 në këtë garë, derisa para ndeshjes kanë paralajmëruar italianët se do të shohin ferrin në Andaluzi.

“Duam të fitojmë Europa Leaguen e 7 dhe nëse Manchester United pa spitalin psikiatrik të Nervionit, Juventui do të shohë si është një spital psikiatrik në ferr. Do të bëjmë që italianët të pendohen që kanë zgjedhur të bëhen futbollistë dhe t’u dridhen këmbët sa herë që të prekin topin”, shkruhet në komunikatën e tifozve të Sevillas.

Ndeshja e parë mes Juventusit dhe Sevillas në Torino, përfundoi në barazim 1-1, kurse çështja e kualifikimit ëshët tërësisht e hapur mbrëmjen e sontshme.

Artikulli paraprakConference League: Për disa klube, finalja historike
Artikulli tjetërAllegri: Sevilla ka dobësi, Di Maria do të luajë dhe pres shumë prej tij