Vazhdojnë spekulimet për portierin e ardhshëm të Real Madrid, ku De Gea deri më tani ishte emri më i lakuar për numrin një të portën madrilene për edicionin e ardhshëm, por që nga dje listës është shtuar edhe Donnarumma, pasi refuzoi ta vazhdonte kontratën me Milanin, shkruan “Korneri.net”.

Tifozët e Real Madridit nuk e duan Donnarumman e as De Gean në portën e tyre, pasi kanë besim në portierin aktual Keylor Navas, me të cilin skuadra fitoi dy tituj radhazi të Ligës së Kampionëve dhe La Ligan.

Por, tifozët e Realit nuk e duan Donnarumman e as De Gean në portën e tyre, pasi kanë besim në portierin aktual Keylor Navas, me të cilin skuadra fitoi dy tituj radhazi të Ligës së Kampionëve dhe La Ligan.

Në një sondazh të përditshmes spanjolle AS, se kush duhet të jetë portier i parë i Realit, Navas, De Gea apo Donnarumma, shumica mendojnë që të vazhdohet me Navas.

45 për qind janë pro Navasit, 38 prej tyre duan Donnarumman, ndërsa vetëm 16.7 duan transferimin e spanjollit David de Gea./Korneri.net.

Artikulli paraprakZyrtare :Shkëmbi drejton Lirinë e Prizrenit
Artikulli tjetërLajmi i fundit: Real Madrid – Milan, shkëmbimi që “shokon” gjithë Evropën?