Interi i Antonio Conte fluturoi përkohësisht në krye të renditjes, pas fitores së tetë me radhë, të marrë kundër Crotone 6-2.

Inter pas një fillimi të komplikuar, tregoi gjithë forcën e tij në fushë në pjesën e dytë, një fuqi fizike mbresëlënëse, e kombinuar me lojtarë të një kalibri mbi mesataren. Në rregull, 2021 filloi mirë me objektivin “Scudetto, megjhithatë zhgënjimi i vërtetë i tyre ishte eliminimi nga Champions League, e fajtori për këtë ka emër,  Arturo Vidal, përcjell Korneri.net

Kiliani, i cili mbërriti në verë nga Barcelona me kërkesën e madhe të Antonio Conte, deri më tani ka qenë një katastrofë absolut. Disa nga gabimet e tij nga kartoni i kuq në ndeshjen e dytë ndaj Real Madridit, shkaktoi eleminimin nga garat evropiane. Por, edhe në kampionat rezultatet ishin absolutisht të pakënaqshme, me kulminacionin sot. Ish-juventini e humbi duelin me Zanellato  me rastin e golit të parë dhe shkaktoi penalltinë e golit të dytë të Crotones,  me një faull absurd ndaj Reca, pas së cilës ai u akuzua keq nga Conte para se të zëvendësohej në minutën e 45-të.

Tifozët Nerazzurri, tashmë të ngopur për ca kohë, kanë shpërthyer në mediat sociale: shumë kritika dhe akuza se ai është dërguar “nga Juve” për të prishur kampionatin e Interit. Rrjetet sociale u tërbuan. /Korneri.net

Artikulli paraprakMarotta: Mos prisni investime të mëdha, Suning vijon projektin me Interin
Artikulli tjetërDate Korean Women